Rreth nesh
Programi Zviceran Kulturor eshte nje program i perbashket
i dy partnereve Zvicerane:
·
Keshilli
i Artit te Zvicres PRO HELVETIA eshte nje fondacion i njohur nga ligji dhe eshte themeluar
ne vitin 1939, synimi kryesor i te cilit ne ate kohe ishte ruajtja e
identitetit kulturor. Ne mandatin e tij, te bazuar ne Ligjin federal te
1965, objektivat ishin promovimi i aktiviteteve kulturore dhe
kreativitetit ne Zvicer, nxitja e shkembimit kulturor ndermjet zonave te
ndryshme kulturore dhe linguistike dhe zgjerimi i marredhenieve
kulturore me jashte u be nje objektive po aq e rendesishme e fondacionit.
·
Agjensia
Zvicerane per Zhvillim dhe Bashkepunim SDC eshte
pjese e Departamentit Federal te Puneve te Jashtme. Mandati i saj
bazohej ne Ligjin Federal te ratifikuar ne 1976 mbi Zhvillimin e
Bashkepunimit Nderkombetar dhe Ndihmen Humanitare dhe ne nje dekret
federal te 1995 mbi bashkepunimin me vendet e evropes Lindore. SDC
i ka perqendruar perpjekjet
e saj afatgjata per bashkepunim ne nje numer te kufizuar vendesh.
Qellimi i saj kryesor eshte te mbeshtese shtetet e saj partnere ne
procesin e tranzicionit te tyre politik, ekonomik dhe social.
Ne
vitin 1999, Keshilli i Arteve te Zvicres PRO HELVETIA mori mandatin nga
Agjensia Zvicerane per Zhvillim dhe Bashkepunim SDC per te realizuar nje
program kulturor ne Evropen Jug-lindore dhe ne Ukraine.
Objektivat e pergjithshme te
programit jane percaktuar ne “Nenin mbi Promovimin e Kultures”, i
publikuar nga qeveria Zvicerane ne 1998:
“arsimi, shkenca dhe kultura sigurojne nje kontribut domethenes neprocesin
e transformimit ekonomik dhe social. Mbeshtetje financiare do ti
akordohet institucioneve dhe organizatave , te cilat jane ne gjendje te
mbeshtesin diversitetin, pamvaresine dhe performancen e kultures. Zvicra
mbeshtet grupe te panvarura njerezish, qe operojne ne fushen e kultures,
ne menyre qe te lehtesoje mbijetesen e tyre ne nje mjedis ekonomik dhe
social ne ndryshim”.
Programi yne ka zyra ne Shqiperi
(Tirane), Bulgari (Sofje), Bosnie-Herzegovine (Sarajeve), Maqedoni (Shkup),
Rumani (Bukuresht), Serbi dhe Mal te Zi (Beograd) dhe Ukraine (Kiev).
Vizioni yne
Programi
Zviceran kulturor ne Evropen Juglindore dhe
Ukraine
punon
duke u bazuar te nocionet e meposhtme:
·
Identiteti dhe ndergjegjesimi kulturor ne epoken e
globalizimit net e cilen jetojme jane bere me thelbesore se kurre
·
Kultura kultivon identitetin nepermjet diversitetit
·
Kultura i jep nje kontribut esencial
procesit te tranzicionit ekonomik dhe social.
Raporti dialektik mes ndryshimit dhe
konservimit, mes hapjes dhe izolimit dhe mes modernes dhe tradicionales
jane ne qender te artit dhe kultures
·
Kultura mund te zgjidhe ceshtje te
rendesishme te shoqerise sone me mjete artistike dhe te çoje perpara çeshtje
dhe dhe sfida te reja sociale
·
Kultura kontribuon ne forcimin e
shoqerise civile
·
Aktivitetet kulturore bashkojne njerezit
dhe sigurojne eksperienca te perbashketa
·
Kultura ben qe parteret te kene nje
partnership te barabarte
“Kultura
nuk eshte nje nga lukset e jetes, ajo eshte vete jeta.”
(Principet e Politikave Kulturore te SDC)
Ç’fare mbeshtesim ne?
Programi
Zviceran Kulturor ne Evropen Juglindore dhe ne
Ukraine
fokuson
mbeshtetjen e grupeve te pamvarur te artisteve dhe institucioneve.
Ai
siguron asistence financiare dhe teknike per realizimin e projekteve dhe
iniciativave kulturore.
Partneret e projektit perforecojne aftesite e tyre per te organizuar
aktivitete dhe te realizojne prodhime artistike dhe te kontribuojne nje
nje skene kulturore te ndryshme dhe te gjalle ne perputhje me kontekstin
kulturor te vendit. Shkembimi dhe promovimi i vlerave kulturore dhe
potencialit artistic promovon te qenit te hapur dhe kultivon identitetin.
Rrit qendrueshmerine dhe pamvaresine e organizatave kulturore.
Programi
zhvillon dy linja aksionesh ne forme partneriteti, ne menyre qe te
nxitet zhvillimi i kapaciteteve dhe qendrueshmeria e partnereve dhe
perfitueseve te tij.
Aksionet e vogla
jane projekte afatshkurtra, te realizuara nga organizata partnere lokale,
dhe artiste, te cileve ju akordohen kontribute ndihmese per pjese
specifike te projektit ne menyre qe te lehtesohet zhvillimi dhe zbatimi
i projekteve kulturore ne nje mjedis ekonomik dhe shoqeror ne ndryshim.
Aksionet e
vogla rajonale jane evenimente afatshkurtra,
net e cilat bashkepunojne te pakten 3 organizata si partnere rajonale.
Partneret duhet te jene me vendndodhje ne vendet ku eshte i pranishem
Programi Kulturor Zviceran per Evropen Jug-Lindore.
Projektet
e bashkepunimit jane projekte afatmesme dhe me nje game me te gjere
aktivitetesh, synimesh dhe perfitimesh. Keto
projekte planifikohen ne bashkepunim me organizatat partnere lokale dhe
synojne te kene nje ndikim domethenes ne situaten kulturore te vendeve.
Asistence teknike dhe organizative do te jepet, ne rast se kerkohet.
Projekte te tilla mund te planifikohen dhe te vihen ne zbatim ne
bashkepunim me organizata dhe eksperte te tjere te specializuar lokale
dhe/ose zviceran.
Si punojme ne?
Ne
cdo shtet eshte zgjedhur nje bord lokal, i cili vendos mbi projektet e
vogla. Mbi projektet e bashkepunimit vendos
ne menyre te perbashket Pro Helvetia dhe SDC ne Zvicer.
Bordi merr vendimet duke u bazuar ne udhezuesin e ri rajonal I punes, te
cilat sherbejne si reference dhe instrument pune per zyrat dhe bordet
lokale te SCP ne Shqiperi, Bosnie-Hercegovine, Kosove, Maqedoni dhe
Serbi. Udhezuesi rajonal I punes zevendeson konceptete vendore
ekzistuese. Ai bazohet ne nje vleresim te aksioneve te vogla te SCP-se
ne te gjitha vendet ku ajo eshte prezente, si dhe ne nje monitorim te
kontekstit kulturor te kryer nga bordet locale dhe ne nje seminar
rajonal me te gjithe aktoret(zyrat dhe bordet) e SCP si dhe perfaqesues
nga zyrat qendrore te SDC-se dhe Pro –Helvetia-s, I cili u be ne Mars te
2006 ne Sinaia (Rumani).
Drejtimi operacional strategjik dhe i pergjithshem i
Programit kryhet ne Zvicer. Drejtimi i Programit, menaxhimi
administrativ dhe financiar kryhet nga zyra qendrore e PRO HELVETIAs ne
Zyrih. Koordinimi brenda Programit dhe vezhgimin i zyrave lokale kryhet
nga Koordinimi Rajonal i Programit, i cili eshte vendosur ne Beograd.
|